Saturday, 16. May 2026
Sport

Atmosfera e jashtëzakonshme në kombëtare, Duka e Sylvihno i bashkohen festës

GS 18/10/2023 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video ku shihet festa e Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes me Bullgarinë.

Shqipëria mposhti Bullgarinë në miqësoren e zhvilluar të martën me rezultat 2:0, shkruan lajmi.net.

  

FSHF ka publikuar video, ku shihen lojtarët duke kërcyer pas ndeshjes.

I pranishëm ishte edhe kryetari i federatës, Armand Duka, i cili mund të shihet duke përqafuar Sylvihnon.

“Si mos të vazhdojnë rezultatet pozitive, kur shikon harmoninë brenda ekipit”, thuhet në mbishkrimin e FSHF-s.

Në stadium për këtë ndeshje ishin të pranishëm mbi 12 mijë tifozë shqiptarë.

Ky takim për Shqipërinë erdhi pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: