Saturday, 16. May 2026
Sport

Skandali me bastet në Itali nuk ka fund, Korona zbulon dhe tre emra të njohur të Serisë A: Kanë folur me Zaniolon

GS 18/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skandali me bastet në Itali duket se nuk ka fund, me fotografin e njohur Fabricio Korona që vazhdon dhe të zbulojë emra të tjerë të përfshirë.

fabricio korona

Pas Tonalit, Faxholit dhe Zaniolos, Korona ka nxjerrë dhe tre emra të tjerë të njohur të Serisë A.

Bëhet fjalë për Stefan El Sharauin (Roma), Frederiko Gati (Juventus) dhe Nikolo Kasale (Lacio).

Sipas tij, të tre këta lojtarë janë kontaktuar nga Zaniolo, i cili i ka dhënë baste të sigurta. Korona tregon se ka mesazhet zanore të mesfushorit të Aston Vilës që e vërtetojnë më së miri këtë gjë.

Gjithashtu ai u shpreh se janë plot 50 emra futbollistësh në Itali që janë të përfshirë në skandalin e këtyre basteve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: