Saturday, 16. May 2026
Sport

Nejmar del me barrelë nga fusha me lot në sy. U dëmtua ndaj Uruguait dhe mund të mbyllë vitin parakohe

GS 18/10/2023 1 Min. Lesezeit

Brazili është mundur 2-0 të martën në Montevideo nga Uruguai, por ajo që i ka shqetësuar disi më shumë brazilianët ka qenë dëmtimi që mori Nejmar Zhunior.

nejmar

Sulmuesi brazilian ka dalë me lot nga fusha, pas dëmtimit që mori në gjurin e majtë. Mendohet se Nejmar e ka përfunduar sezonin pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në humbjen e Brazilit nga Uruguai, ndeshje në kuadër të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sulmuesi u dëmtua në një duel me kundërshtarin duke kërcyer gabimisht. Në të njëjtin moment, duke qarë dhe duke bërë gjeste në agoni, ai u rrëzua dhe filloi të vajtojë. Ai ka dalë me barrelë dhe në vend të tij në fushë ka hyrë Riçarlison. Pas ndeshjes mjeku i përfaqësueses së Brazilit, Rodrigo Lasmar pohoi se është herët për të dalë në një përfundim rreth dëmtimit të Nejmar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: