Kombëtarja e Anglisë siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian falë fitores kundër Italisë, të martën mbrëma.
“Tre Luanët” triumfuan 3:1 kundër Italisë në stadiumin Ëembley në Londër, në kuadër të fazës së grupeve në kualifikime, përcjell lajmi.net.
Një detaj nga kjo ndeshje ra veçanërisht në sy të futbolldashësve dhe protagonist i saj ishte ylli mesfushës, Jude Bellingham.
Bellingham po akuzohet për stimulim në rrjetet sociale nga një rast që kishte me Cristanten.
Ky i fundit e shtyri gjatë ndeshjes Bellingham i cili u shtri në tokë duke e mbajtur kokën, ani se kontakti ishte diku tjetër.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) October 18, 2023
Me këtë fitore, Anglia zë vendin e parë me 16 pikë njëherit duke siguruar matematikisht kualifikimin në Evropian, tri më shumë se Ukraina që tani ngritet në pozitën e dytë.
Italia është e treta me 10 pikë, tri me tepër së Maqedonia e Veriut. Malta është e fundit pa pikë./Lajmi.net/