Saturday, 16. May 2026
Sport

Kundërshtari i Brojës në derbin e Londrës

GS 18/10/2023 1 Min. Lesezeit

Oleksandr Zinchenko, futbollist i Arsenalit dhe Ukrainës, foli pas fitores 1-3 ndaj Maltës për faqen zyrtare të Federatës Ukrainase, duke rrëfyer edhe një bisedë që ka pasur me shokun e skuadrës, Mykhailo Mudryk, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm në eliminatoren e fundit:

“Ai shënoi një gol shumë të rëndësishëm, që na qetësoi.

Të shtunën do të kemi një përballje shumë të rëndësishme në Premier League (Chelsea-Arsenal) dhe i thashë se, nëse do të shënojë do t’i shqyej t*pet.”

Në këtë derbi të Londrës prite të jetë në fushë edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, i cili e la grumbullimin me kuqezinjtë para sfidës me Çekinë për shkak të një shqetësimi të vogël, për t’u fokusuar pikërisht në përgatitjet për këtë superpërballje.

Teilen: