Saturday, 16. May 2026
Sport

FIBA Europe Cup: Peja pëson në Gjermani, humb me 26 pikë dallim nga Chemnitz

GS 18/10/2023 1 Min. Lesezeit

KB Peja ka pësuar disfatë në ndeshjen e FIBA Europe Cup ndaj skuadrës së Chemnitz.

Vendasit triumfuan me rezultat 98-72 ndaj kampiones së Kosovës në basketboll, shkruan lajmi.net.

Verdhezinjtë kishin një paraqitje solide në pjesën e parë, megjithatë e njëjta nuk mund të thuhet edhe për fraksionin e dytë të lojës.

Pas përfundimit të ndeshjes, Peja në postimin e lëshuar në faqen zyrtare uroi vendasit për triumfin.

Peja falënderoi edhe tifozët që ishin në mbështetje të saj në këtë takim./Lajmi.net/

Teilen: