Mbrojtësi i Interit, Federiko Dimarko i është rikthyer edhe njëherë finales së Championsit në Stamboll.
Zikaltërit iu afruan në disa momente golit, një ndër to ishte dhe mundësia e Dimarkos, por topi u bllokua nga Romelu Lukaku, ish-shoku i skuadrës.
Anësori i majtë i Interit ende ndihet keq kur mendon momentin që gjuajtja e tij me kokë u devijua nga sulmuesi belg.
“Çfarë mendova në ato momente? Ta bëjmë kështu, do ta tregoj më vonë. Sepse nuk e them dot live atë që më kaloi në mendje… ”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL