• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sinjalet e kombëtareve, Asllani dhe Sançez mesazh Inzagit me 180’

19/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi do të përqafojë sot edhe amerikano-jugorët, të cilët janë të fundit prej 16 lojtarëve të tij të angazhuar me kombëtaret, me Interin që ka nisur tashmë përgatitjet për transfertën ndaj Torinos.asllani

Trajneri zikaltër ka qenë me fat gjatë kësaj pauze kombëtaresh, pasi lojtarët e tij arritën të shmangnin çdo problem fizik dhe shqetësimi i vetëm që pritet është lodhja për ndonjë udhëtim të zgjatur. Ndërsa i duhet të bëjë vlerësimet për formacionin e së shtunës, Inzagi ka marrë një sërë sinjalesh në distancë në këto dy javë larg të tijve.

“ON TOP” – Kopertina e 16 lojtarëve i takon sigurisht Benzhamë Pavarit, që ka filluar të bëjë edhe sulmuesin. Dopieta e tij në miqësoren e Francës ndaj Skocisë e ka bërë Interin t’i gëzohet mbrojtësit të kompletuar që ka në dorë. Edhe Hakan Çalhanoglu është ndër ata që ka një motiv më shumë për të punuar, pasi pavarësisht se u shtrydh nga Montela në dy ndeshje, arriti të sigurojë kualifikimin në Europianin 2024 me Turqinë e tij. Një vend të veçantë në listë e zë edhe Kristjan Asllani, që bashkë me Aleksis Sançezin janë të vetmit zikaltër që kanë luajtur 180 minuta në dy sfidat me kombëtaret respektive. Mesfushori ynë ka pasur mundësinë të shtojë minuta të çmuara në këmbë dhe ka gjetur vazhdimësinë që i mungon tek Interi duke qenë një nga armët e rëndësishme të Kombëtares. Edhe Sançez në krahun tjetër ka gjetur të njëjtin ritëm si Asllani, pavarësisht minutave të pakta me Inzagin.

JO VETËM “AXURRËT” – Nga italianët e shumtë të Interit vijnë sinjale të përziera. Bastoni dhe Açerbi ishin në një mbrëmje “jo” ndaj Anglisë, ndërsa Fratezi dhe Barela, përveç paraqitjeve të mjaftueshme, kanë treguar edhe se mund të luajnë të dy së bashku duke ia lehtësuar zgjedhjet Simone Inzagit në rast të aplikimit të 3-5-1-1 të tij. Darmian dhe Dimarko patën po ashtu një performancë të mjaftueshme, ndërkohë që Turam nuk la shenjën e bashkëkombësit të tij zikaltër me Francën. Kuman i dhuroi mundësinë të luante në dy ndeshje Dumfrisit dhe në asnjë De Vrajit me anësorin që vazhdon të konfirmojë formën e tij të mirë. Me Karlos Auguston që arriti të debutojë me Brazilin dhe Jan Zomerin që luajti vetëm një ndeshje (u shty Zvicër-Izrael), vëmendja është te Lautaro Martinez. Kapiteni vërtet nuk e gjeti golin me Argjentinën në dy ndeshje, por në të dytën luajti vetëm 12 minuta dhe mundësia që pavarësisht udhëtimit të jetë më i freskët se me 180 minuta, mund të jetë një ndihmë e madhe për Inzagin.TUTYU

 NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Avokati i Benzemas ka një mesazh për ministrin francez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.