Sunday, 17. May 2026
Sport

“Çështja” Negreira, Laporta thyen heshtjen: Jam i pastër, nuk kemi kryer korrupsion

GS 19/10/2023 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për çështjen “Negreira” duke shpjeguar se si klubi është i pafajshëm për situatën. Ai i kthehet gjyqtarit Hoakin Agirre, i cili e përfshiu atë në listën e atyre që janë nën hetim për një krim të dyshuar.

laporta

“Ky gjyqtar duhet të shkarkohet, avokatët mbrojtës tashmë na kishin paralajmëruar se mund të më akuzonin, e prisja. Por jam i qetë sepse nuk kemi bërë korrupsion, aq më pak të vazhdueshëm”, deklaroi numri 1 i blaugranave.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: