• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Granit Xhaka ndër Top 5 pasuesit më të mirë në Evropë

19/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reprezentuesi nga Kosova i Zvicrës, Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin evropian.

Para Xhakës, vetëm katër lojtarë kanë statistika të pasimeve më të mira sesa ylli kosovar në futbollin evropian.

31-vjeçari e ka nisur me plot sukses përvojën e re në Bundesligë te Bayer Leverkuzenpas transferimit nga Arsenali.

Xhaka ka statistika impresionuese të pasimeve, të cila ia kanë mundësuar atij të futet në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në Evropë në këtë aspekt.

Kjo shihet në edicionin e fundit të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Sportive (CIES) në Neuchatel, shkruan “Blick”.

Në indeks, përfshihet numri dhe përqindja e pasimeve të suksesshme për (për lojë), krahasuar me lojtarët tjerë.

Xhaka i ka marrë 122,6 pikë duke përfunduar në vendin e pestë nga Top 100.

Statistikat e tij impresionuese janë: 92.7 për qind e saktësisë së pasimeve me një mesatare prej 93 pasimesh për lojë.

Përpara tij është bashkëlojtari Exequiel Palacios me vlerën 123.1.

Vendi i parë i takon Rodrit të Manchester Cityt me 192,6 pikë, i ndjekur nga mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong me 165,3 pikë, ndërsa podiumin e kompleton mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos me 124.5 pikë. /Lajmi.net/

Next Post

Dy gjigantët e Ligës Premier shpresojnë të negociojnë me Mbappen në janar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.