• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kur Fadil Vokrri dhe Fadil Muriqi shtangën Hajdukun e Zllatko Vujoviqit në Split!

19/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjeneratave të vjetra dhe gjeneratës mesatare, si sot i kujtohet ndeshja në stadiumin “Polud” mes Hajdukut të Splitit dhe Prishtinës, në kuadër të javës së 20-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë në futboll.

Prishtina kishte barazuar me rezultat 2:2 me Hajdukun.

Tandemi Fadil Vokrri dhe Fadil Muriqi shënuan dhe shtangën Splitin, pa e harruar edhe Kujtim Shalën që nxori penalltinë dhe ishte tejet i papërshtatshëm sidomos për Petroviqin!

Pikërisht me 15 mars të vitit 1986, ditë e shtunë, një javë para pranverës, Prishtina e la gojëhapur Hajdukun e Zllatko dhe Zoran Vujoviqit, Blazh Slishkoviqit, Aljosh Asanoviqit etj.  

Qysh në minutën e 2-të Sahit Kelmendi shkaktoi penallti pa nevojë dhe Asanoviq e ka shndërruar në gol. 

Hajduku – Prishtina 2:2

Stadiumi “Polud”, Split. 
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: Popev.
Për Hajdukun shënuan Aljosh Asanoviq (3′-  nga penalltia), Blazh Slishkoviq (50′) dhe për Prishtinën Fadil Muriqi (30′ – nga penalltia) e Fadil Vokrri (72′).
Hajduku; Varvodiq 6, Milush 6, Petroviq 5, Gudel 6 (Deveriq), Vuliq 6, Çeliq 6, Zllatko Vujoviq 7, Slishkoviq 7, Zoran Vujoviq 6, Asanoviq 7 dhe Jerolimov 6.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Favzi Rama 7, Shefqet Sinani 6, Sahit Kelmendi 8, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 7, Rafet Prekazi 7 (Zoran Llukiq), Fadil Vokrri 8, Fadil Muriqi 8 dhe Miodrag Çirkoviq 6 (Arbnor Morina).

 “Rasti i vendasve për të shënuar në minutën e 13 ishte kuriozitet i vërtetë. 

Një goditje e fortë e splitasve dhe topi qëlloi së pari shtyllën e majtë pingule të Zhavelit, u dëbua me furi në anën e kundërt, qëlloi shtyllën tjetër dhe prapë u dëbua në drejtim të kundërt, por për fat të prishtinasve jashtë porte”, ka shkruar gazetari i mirënjohur (tani i ndjerë) Veli Vraniqi për sportin e “Rilindjes” me 16 mars të vitit 1986.

“Diku në gjysmëpjesën e Hajdukut topin e mori Fadil Muriqi, i cili ia pasoi gjatë për mrekulli Kujtim Shalës e ky si shigjeta depërtoi kah porta e splitasve, hyri në zonë të rreptësisë, por Petroviq nuk pati dalje tjetër, e ndali me duar, e rrëzoi, ndërsa Popevi edhe kësaj radhe ishte në krye të detyrës dhe pa u hamendur fare me gisht tregoi drejt pikës së bardhë.

Fadil Muriqi u nis kah topi dhe me mjeshtëri, pasi e detyroi portierin Varvodiq të niset në anën e djathtë e dërgoi topin rrëmbyeshëm në këndin e kundërt të sipërm dhe Prishtina barazoi rezultatin 1:1”, shkruan më tej.

Në minutën e 72-të kapiteni Fadil Vokrri me një lëvizje dinake ka barazuar rezultatin (2:2).  

Pas javës së 20-të kryesonte Cërvena Zvezda me 29 pikë, pasonin Partizani 29, Velezhi 25, Dinamo e Zagrebit 22, Prishtina 22, Hajduku 21, Sarajeva 20, Dinamo e Vinkovcit 20 pikë etj.

Next Post

UEFA i beson Shqipërisë edhe një tjetër kompeticion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.