• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA i beson Shqipërisë edhe një tjetër kompeticion

19/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA i ka besuar organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në muajin tetor, FSHF do të organizojë sfidat kualifikuese të Grupit A7, të vlefshme për Kampionatin Evropian U-19 për femra, e ku marrin pjesë përfaqësueset e Serbisë, Bjellorusisë, Skocisë e Islandës.

Ndeshjet do të luhen në stadiumet ‘Air Albania’ dhe ‘Elbasan Arena’ në datat 24, 27 dhe 30 tetor të këtij viti, njofton Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan lajmi.net.

UEFA ka vendosur që këto ndeshje të luhen në Shqipëri, duke ia besuar FSHF-së organizimin e këtij raundi të parë të kualifikueseve të kampionatit evropian për këtë grupmosh.

Të gjitha skuadrat do të akomodohen në Durrës dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA.

Ky është turneu i 7-të që organizohet në Shqipëri nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, ndërsa duhet theksuar se institucioni i futbollit shqiptar ka organizuar edhe shumë ndeshje miqësore të grupmoshave të ndryshme përgjatë këtij viti futbollistik. /Lajmi.net/

 

Next Post

Alegri ndryshon fytyrë për të trembur “djallin”, mendon të kalojë te 4-4-2 në “San Siro”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.