• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus merr lajmin e madh para derbit me Milanin

20/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chiesa rikthehet në stërvitje me Juventusin para sfidës ndaj Milanit.

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa u rikthye në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës të premten përpara ndeshjes së rëndësishme në Serie A kundër liderëve të ligës Milan, të dielën në mbrëmje.

25-vjeçari ishte ftuar në skuadrën e Italisë nga Luciano Spalletti për ndeshjet e fundit kualifikuese të EURO 2024 kundër Maltës dhe Anglisë, por më vonë u tërhoq, për shkak të një shqetësimi në kofshë.

Ekzaminimet e mëvonshme mjekësore përjashtuan mundësinë e një lëndimi të rëndë muskulor, por shqetësimi i vazhdueshëm për Chiesan nënkuptonte se ai nuk ishte stërvitur për më shumë se një javë.

Tani megjithatë, media të shumta duke përfshirë Goal Italia dhe Il Corriere dello Sport raportojnë se Chiesa u rikthye në stërvitje me grupin të premten, pasi kishte ndjekur një plan të personalizuar ditët e mëparshme.

Il Corriere dello Sport shton se mund të jetë shumë e shpejtë për Chiesan që t’i jepet një rol titullar kundër kuqezinjve në “San Siro” këtë fundjavë, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jap kontributin e tij nga banka rezervë.

Chiesa është paraqitur në shtatë ndeshje deri më tash në këtë edicion të ri të garave në Serie A, duke kontribuar me katër gola.

Ai iu bashkua Juventusit në korrik të vitit të kaluar nga Fiorentina, për shumë ne 42 milionë eurove.

Next Post

VIDEO/ Pamje rrëqethëse, me bluzën e CR7 të veshur dhe me ëndrra të mëdha, djaloshi preket nga bombardimet në Gaza

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.