Sunday, 17. May 2026
Sport

Dortmundi merr lidershipin në Bundesligë, mposht Werderin

GS 20/10/2023 1 Min. Lesezeit

Dortmundi mposht Werderin dhe merr lidershipin në Bundesligë.

Borussia Dortmund ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Werder Bremen, në kuadër të javës së tetë në Bundesligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar me dominimin e verdhezinjvë, shkruan Gazeta Express.

Julian Brandt realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 67-të, pas asistimit nga Emre Can.

Me këtë fitore, Dortmundi merr përkohësisht kreun e tabelës në elitën e futbollit gjerman.

Ata tani kanë 20 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Werder Bremen mbetet i 14-ti me gjashtë pikë pas tetë ndeshjeve.

Teilen: