• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formacionet e mundshme/ Mungesa me shumicë dhe skualifikime, Milan-Juve është sfida e… emergjencave

22/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jashtë janë portieri titullar dhe ai rezervë, një nga lojtarët më vendimtarë të viteve të fundit (Teo), regjisori titullar (Benaser), me shumë mundësi zëvendësuesi i tij (Kruniç) dhe një mesfushor që po i jepte jetë lojës sulmuese (Loftus-Çik). Por nëse Pioli qan, Alegri nuk është se qesh.

teo kieza

Mbrojtja juventine është me vetëm tre qendërmbrojtës në dispozicion, mesfusha pa Faxholin dhe Pogbanë e sulmi me Kiezën në dyshim (u stërvit dje) e me një Vlahoviç në një gjendje jooptimale. Është në këto raste që duket trajneri.

Shpikja, krijimi, lëvizja, përshtatja në raste urgjente janë cilësitë që e bëjnë të veçantë një udhëheqës teknik. Pioli e nis sërish nga siguritë e fituara tani: sistemi i lojës, një treshe sulmuese që mund të ndryshojë ekuilibrin dhe një lojë me karakteristika precize, që mund të mbështetet te kolektivi pavarësisht mungesave, qoftë edhe të rënda në shumë raste.

HALLET E ALEGRIT – Nga Juvja mund të pritet gjithçka këtë sezon. Me Udinezen dhe Lacion, dukej sikur shiheshin situatat e lojës më të përshtatshme për futbollin bashkëkohor, shkëndija verbuese të shuara menjëherë nga performancat më shumë në përputhje me ndeshjen e Juventusit të dy viteve të para që nga rikthimi i Alegrit.

Flitet se të dielën bardhezinjtë mund të ndryshojnë strukturën taktike. Me vetëm tre qendërmbrojtës në dispozicion, nuk do të kishte zgjidhje alternative përveç një prapavije me katër ku Kambiazo e Ueah do të ishin mbrojtësit e krahut.

Hipotezë e ndërlikuar, sepse nuk ka gjasa që “zonja” të heqë dorë nga një mesfushë e madhe (me pesë) me dy anësorët të thirrur për të rënë në linjë me lojtarët qendrorë, duke i lejuar ata të “dalin” në hapësirat e mesit për ndjekur shkurtimet e Pulisiçit dhe Leaos.

Një mesfushë me pesë lojtarë, pra, do t’i lejonte Juves të mos jemi numerikisht inferiorë kur Kalabria kalon në qendër të mesfushës. Dy sulmuesit do të duhet të përpiqen të mbyllin qendërmbrojtësit kuqezi, duke mbrojtur pasimin drejt regjisorit.

456465

ZGJEDHJET KUQEZI – Pioli ka qenë në gjendje të mahnisë më shumë se kushdo gjatë përvojës së tij kuqezi, sistemeve dhe ndeshjeve të ndryshme. Kundër Juves do të detyrohet të rishikojë disa situata.

Pa Menjanë nuk do të ketë mundësi të mbështetet shumë te portieri. Pa Teon do të jetë më e vështirë të shohësh automatizmat e memorizuara me Leaon, edhe nëse Florenci, i lindur mesfushor, nuk do të ketë vështirësi nëse i kërkohet të qendërsynojë duke nisur nga e majta.

Problemi i Milanit do të jetë përpjekja për të kapërcyer bllokun e ulët dhe kompakt të Juventusit. Kjo është arsyeja pse presingu ultraofensiv do të bëhet një çelës i mundshëm i ndeshjes, me Juventusin që përpiqet të çlirohet duke kërkuar direkt Milikun. Në çdo rast, një sfidë shahu padyshim magjepsëse.

878

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ish-sulmuesi i Juventusit Mirko Vucnic shpallet fajtor për evazion, i konfiskojnë 6 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.