Të shtunën do të zhvillohen edhe dy ndeshje në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Sfida kryesore pritet të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat numërojnë nga tri fitore dhe një humbje.
Prishtina e Bashkim pas të dyja kanë nga katër ndeshje të zhvilluara dhe kanë arritur të fitojnë tri prej tyre, duke humbur vetëm nga një, shkruan lajmi.net.
Skuadra nga kryeqyteti është në vendin e tretë, kurse Bashkimi është një pozitë më poshtë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Java e pestë do të mbyllet me ndeshjen mes Pejës dhe Istogut, e cila fillon në ora 20:30.
Pejanët janë skuadra e vetme me katër fitore në elitën e basketbollit, derisa Istogu kanë një fitore e tri humbje.
Peja gjendet në vendin e dytë me tetë pikë, kurse Istogu është i fundit me pesë. /Lajmi.net/