Interi arriti një fitore të rëndësishme përballë Torinos në transfertë, me rezultatin 0-3. Ishin Turam, Lautaro dhe Çalhanoglua ata që i dhanë tre pikët zikaltërve. Pas sfidës, Simone Inzagi u shpreh i lumtur se si skuadra e tij reagoi në pjesën e dytë, duke marrë maksimumin nga një transfertë e vështirë.
E prisnit që progresi i Turamit do të ishte kaq i shpejtë?
Të them të vërtetën mendoja se do t’i duhej më shumë kohë. Pastaj duke e parë në fushë, mënyra se si stërvitet, kisha një ndjenjë pozitive. Ai do të përmirësohet dhe përpiqet të kuptojë çdo situatë. Jam i kënaqur me të dhe me ekipin.
Kishin impakt ndryshimet?
Djemtë luajtën mirë dhe ne kishim një pjesë të dytë fantastike. Ata ishin të rëndësishëm. Ishin 60 minutat e para dhe 30 minutat e fundit, unë u përpoqa që t’i përdorja të gjithë. Këtë gjë e mendova që një ditë përpara dhe të gjithë ata luajtën mirë.
Si e patë Barelën?
Më pëlqeu. Nuk e meritoi kartonin e verdhë. Ndoshta pa atë karton të verdhë ai nuk do të zëvendësohej. E pash të qetë, por gjatë barazimit 0-0 me Torinon, kur ai ishte i ndëshkuar më bëri që të merrja një vendim. Por ai është i qetë dhe punon mirë.
A është Interi i varur nga sulmuesit apo nga Mkhitarjan?
Ai është lojtar shumë i rëndësishëm. Ai ka bërë një rikuperim të shkëlqyer. Ka bërë mjaft mirë këtë një vit e gjysmë dhe duhet të vazhdojë kështu, si të gjithë shokët e skuadrës.
PANORAMASPORT.AL