Erik ten Hag ka lavdëruar mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, duke këmbëngulur se ai po “dominonte” sulmuesit e Sheffield United të shtunën.
Maguire ishte i jashtëzakonshëm kundër “Blades” në zemër të mbrojtjes së “Djajve të Kuq”, pasi skuadra e Ten Hag arriti një fitore të ngushtë 2-1, shkruan lajmi.net.
Qendërmbrojtësi është rikthyer në skuadër në javët e fundit, duke luajtur dy ndeshje radhazi në Premier League, fillimisht kundër Brentford dhe më pas Sheffield United.
Maguire pati një shëtitje të shkëlqyer në “Bramall Lane”; asnjë lojtar nuk fitoi më shumë duele ajrore (5), ose nuk e preku topin në më shumë raste (106).
Ten Hag ishte i kënaqur me performancën e reprezentuesit anglez.
“Harry po luan ashtu siç duam që ai të luajë: shumë proaktiv jashtë posedimit, duke dominuar kundërshtarin e tij, duke hyrë kur është e nevojshme, duke lexuar lojën”.
United luan me Copenhagen në Ligën e Kampionëve në mesjavë përpara se të përballet me Manchester Cityn në Premier League fundjavën e ardhshme. /Lajmi.net/