• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lipi bast për Juven, ish-trajneri beson tek uria e bardhezinjve për titullin: E ndiej, është viti i tyre

22/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marçelo Lipi ishte ndër më të emo cionuarit në ribashkimin e legjendave të Juventusit, me ish-trajnerin që rikthehet të flasë për bardhezinjtë dhe ndjesitë që ai ka për këtë sezon.

lipi alegri

“Ndeshja me Milanin shpresoj që të jetë një spektakël i vërtetë, pasi besoj se Italia ka nevojë për diçka të tillë, duke parë edhe momentin. Në të njëjtën kohë di të them se sivjet lufta do të jetë shumë herë më e fortë, pasi janë disa skuadra të strukturuara në mënyrë të shkëlqyer dhe do të mund të bëjnë diferencën në çdo moment.

Ku mund të arrijë Juventusi? Shumë do të varet nga ndeshja me Milanin, jo për rezultatin final të sezonit, pasi është ende shumë shpejt, por për shtysën që të japin të tilla fitore, aq më tepër kur je edhe më i nënvlerësuar se të tjerët. Personalisht mendoj se Interi është një skuadër e kompletuar, edhe Milani është më skuadër se Juvja në letër, por unë nuk e di…

Brenda vetes ndiej se ky mund të jetë viti i Juventusit. Ka diçka që shoh tek ata, te fryma e grupit që ka nisur të rikthehet dhe te fakti që së bashku e përballuan gjithçka u ndodhi sezonin e kaluar, pa bërë polemika, por duke menduar se pavarësisht goditjeve janë të fortë dhe duan të rikthehen të fortë.

Për më shumë, kam besim edhe tek Alegri që sivjet po kërkon të provojë diçka ndryshe dhe di se si të mbajë me këmbë në tokë skuadrën. Prandaj, mendimi dhe ndjesia ime është se nëse Juventusi del me një fitore ndaj Milanit, bardhezinjtë mund të rikthehen kampionë të Italisë”, përfundoi trajneri legjendar juventin.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kalendari kthehet në ferr në La Liga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.