Sunday, 17. May 2026
Sport

Klubi Illyria futsal me trajnerin Xhevat Kurti, me ambicie të mëdha në Finlandë  

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi shqiptar Illyria futsal po luan me sukses në garat e Finlandë.

Klub që ka synime të mëdha.

Klubi ka trajner Xhevat Kurtin, ish futbollistin e mirënjohur të Kosovës. 

Një klub mirë i organizuar dhe me synime të mëdha. 

“Patëm një ndeshje miqësorë kundër ish ekipit tim APV Alavus, të cilën e fituam si mysafirë, me kushte shumë të mira në palestrën Kunta Lutra. 

Ishte një ndeshje shumë fer dhe me plot gola, ishte kënaqësi për ne si klub i ri sot bëmë paraqitjen e parë si klub i ri. Ju lumtë djem, na prift e mbara. Faleminderit kryetarit të klubi Sami Prekadini , i cili na mundësoj që sot të jemi një klub i ri shqiptar”, ka thënë Xhevat Kurt që ka luajtur për shumë klube, ndër to për Prishtinën, Trepçën, Besëlidhjen etj.  

Klubi ka sponsor Xhevat Visari OY, Xhaka OY, Sami P. Saneeraus Oy.

Kryetari i klubit është Sami Prekadini, Kenan Baliqi – zëdhënës, Xhevat Kurti – trajner; Berat Grabovci – kapiten.

Teilen: