Sunday, 17. May 2026
Sport

Skuka ia bën golit sefte në Slloveni

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Xhuljano Skuka e ka realizuar golin e parë në Slloveni me fanellën e Mariborit.

Skuka nuk e kishte nisur si titullar ndeshjen e kampionatit ndaj Bravo, megjithatë i aktivizuar në minutën e 61-të.

Atij iu deshën vetëm shtatë minuta për të festuar dhe për t’i dhuruar barazimin Mariborit që deri në atë moment ishte në disavantazhin e një goli.

Ndeshja në fund përfundoi 1:1.

Skuka u transferua në afatin e verës te Maribor nga Franca aty ku aktivizohej me Metz.

Maribori pas javës së 12-të ndodhet në pozitën e pestë me 17 pikë. Tabelës i prinë Celje me 29 sosh. /Lajmi.net/

Teilen: