Sunday, 17. May 2026
Sport

Elvis Rexhbeçaj shënon gol në fitoren e thellë Augsburgut ndaj Hedenheimit në Bundesligë

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Elvis Rexhbeçaj gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit gjerman, me fanellën e Augsburgut, në triumfin 2-5 ndaj Hedenheimit të arritur ditën e sotme.

Mesfushori nga Kosova shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e 88-të të sfidës, duke u treguar i saktë na pika e bardhë e penalltisë.

VIDEO E GOLIT 

Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshjet e kampionatit për 25-vjeçarin i cili është shndërruar në një titullar te skuadra e Augsburgut.

Shqiptari ka disa sezone që luan në Bundesligën gjermane, teksa tashmë shpreson në ndonjë hap tjetër të madh në karrierën e tij.

Ai nuk ka luajtur më parë për Kosovën apo Shqipërinë përkundër interesimit. /Lajmi.net/ 

 

Teilen: