Wednesday, 20. May 2026
Sport

Karton i kuq në Milan – Juventus

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Karton i kuq në Milan – Juventus, Thiaw i Milanit përjashtohet në minutën e 40-të.

34′ Juventusi sulmon nga krahu i majtë, diagonalja e kapitenit Rabiot përfundon ngjitur me shtyllën e portës kuqezi.

23′ Goditje dënimi për Juventusin. Provon Milik, topi ndalet nga muri kuqezi, tenton edhe Kostic. Gjuajtja kalon ngjitur me shtyllën pingule.

 14′ Leao niset në krahun e majtë, dhuron një top për Giroud, i cili lëviz bukur dhe gjuan. Pritja fantastike e polakut Szczesny.

 7′ Përgjigjen bardhezinjtë. Gjuan Weah, por topi devijohet nga McKennie, shoku i tij i skuadrës.

 6′ Presing lart i Milanit. Reijnders tenton nga larg, por gjuajtja e mesfushorit holandez është e pasaktë.

Teilen: