Sunday, 17. May 2026
Sport

Barcelona i falet 17-vjeçarit, mezi e mundi Bilbaon

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona me mund të madh ka arritur tre pikë në duel me Athletic Bilbaon, në takimin e javës së 10-të në kampionatin spanjoll.

Barcelona i falet talentit 17-vjeçar, Marc Guiu, me golin e të cili ngadhënjen me rezultat 1:0 ndaj Bilbaos.

Në minutë e 80-të, ai doli i vetëm dhe e fërfëlloi topin në mes këmbëve të portierit.

Debutimi i ëndrrave, pra me të hyrë në lojë. 

Real Madridi kryeson me 25, pikë, pasojnë Girona 25. Barcelona 24, Atleti Madrid 22, Sociedad 18, Athletic Bilbao 17 pikë etj.

Teilen: