Kapiteni i Nicës, Dante e ka mbrojtur shokun e tij Youcef Atal, futbollist algjerian, i cili është pezulluar nga klubi për shkak të një postimi pro Palestinës në rrjetet sociale.
Dante ka deklaruar se Atal është i vetëdijeshëm për gabimin që e ka bërë.
“Youcef (Atal) e di gabimin që bëri. E njoh për më shumë se pesë vjet. Nuk e kam parë kurrë kaq të trishtuar dhe të shkatërruar. Jam i sigurt se do paqen në botë. Sot është vërtet i trishtuar, i zhgënjyer dhe i shkatërruar nga kjo histori”, tha braziliani Dante.
Mbrojtësi i krahut është i pezulluar dhe nën hetim për një mesazh që postoi në rrjetet sociale në lidhje me konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit. /Lajmi.net/