• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Juventusi skuq Milanin, “Zonjës së Vjetër” i mjafton një… devijim

22/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi ka mposhtur me rezultatin minimal Milanin në “San Siro” në duelin e vlefshëm për javën e 9-të të Serisë A.

dfgf

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Lokateli në minutën e 63′. Kuqezinjtë për më shumë se 50 minuta luajtën me 10 lojtarë për shkak se Çau u ndëshkua me karton të kuq.

Të dyja ekipet prodhuan shumë lojë dhe raste, por në fund triumfuan bardhezinjtë e Alegrit duke u larguar me 3 pikët.

Me suksesin e sotëm bardhezinjtë ngjiten në vendin e tretë me 20 pikë, dy më pak se Interi kryesues dhe një më pak se Milani i vendit të dytë.

MILAN-JUVENTUS 0-1

63′ Lokateli

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet dueli me fitoren e Juventusit.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ Vlahoviç lëshon predhën drejt portë, por Mirante bën një pritje mahnitëse (VIDEO)

84′ Ueah pëson një dëmtim të lehtë dhe zëvendësohet nga Fabio Mireti.

79′ Zëvendësime në radhët e Milanit! Reijenders dhe Kalabria lënë fushën e lojës, zëvendësohen nga Romero dhe Kjaer.

78′ Dy zëvendësime në radhët e Juventusit. Largohen Gati dhe Milik, në vend të tyre futen Huijsen dhe Kieza.

77′ Kalabria kroson në zonë, Sheznji del dhe arrin ta mbyll mjaft mirë topin.

74′ Leao gjuan me kokë drejt portës së Sheznjit, nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

72′ Tjetër karton të verdhe për bardhezinjtë, Lokali ndëshkohet pas një ndërhyrje ndaj Florencit.

71′ Gati shkakton faull ndaj Leaos, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

63′ GOOOL JUVENTUS 0-1/ Lokateli godet nga distanca dhe topi devijohet duke mposhtur Miranten, bardhezinjtë kalojnë në avantazh. (VIDEO)

60’ Kruniç e Joviç hyjnë në fushë në vend të Adli dhe Zhiru.

56’ Kambiaso e Vlahoviç hyjnë në fushë në vend të Kostiç dhe Ken.

52’ Goditje dënimi dhe këndi radhazi të Milanit, por harkimet në zonë nuk shfrytëzohen nga sulmuesit për të vënë në vështirësi Sheznjin.

49’ Leao nga e majta gjen si zakonisht hapësirën për pasimin në qendër, mbrojtja bardhezi largon rrezikun.

46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje të tjera në rreshtimet e dy skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ E pabesueshme çfarë humb Ken para portës! Një harkim nga e majta gjen sulmuesin i cili pak hapa larg portës çon topin jashtë. (VIDEO)

43’ Pioli nuk vonohet për të përforcuar mbrojtjen dhe hedh në fushë Kalulu në vend të Pulishiç.

40’ Telashe për Milanin! Çau ndal në mënyrë të parregullt Ken i cili nisej drejt portës dhe gjyqtari i tregon kartonin e kuq. (VIDEO)

37’ Leao nga e majta lëshon harkimin e radhës, Pulishiç me kokë nuk e kthen dot sferën drejt portës.

34’ Rabio i merr kohën Musah dhe lëshon një diagonale të fortë nga e majta, pa gjetur portën e Mirante. (VIDEO)

27’ Leao nga e majta krijon hapësirën për krosim, por harkimi i tij është shumë i fortë dhe përfundon në anën tjetër në fundore.

23’ Juventusi ka në dispozicion një goditje dënimi interesante në pozicion ballor me portën. Milik gjuan por gjen përgjigjen e barrierës, topi shkon te Kostiç i cili provon me të majtën, por sfera nuk gjen katërkëndorin e Mirantes. (VIDEO)

14’ Mrekulli e Sheznjit në një aksion fantastik të Milanit. Leao kalon Gatin në të majtën, pason për Zhiru i cili rrotullohet dhe gjuan, por gjen përgjigjen e portierit polak. (VIDEO)

10’ Kundërsulm i shpejtë i Ken i cili pason për Kostiç në të majtën, por harkimi i këtij të fundit ndalet menjëherë nga prapavija e vendasve.

7’ Juventusi përgjigjet me një aksion të shpejtë, ku Ueah tenton të gjejë golin, por godet MekKenin në zonën kundërshtare.

6’ Reijnders lëshon në gjuajtje të fortë nga distanca, sfera nuk gjen katërkëndorin e Sheznjit.

4’ Leao harkon në zonë për Zhiru, gjuajtja e të cilit me thembër devijohet jashtë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “San Siro” mes dy pretendentëve për titullin në Serinë A.

FORMACIONET ZYRTARE

gfdg

PANORAMASPORT.AL

Next Post

17-vjeçari debuton me gol të Barcelona, e mposht Bilbaon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.