Një sfidë delikate ajo mes Milanit e Juves, që iu besua një arbitri me përvojë si Mauricio Mariani.
Fillimisht 41-vjeçari lejon lojën e fortë, por jo të ashpër, teksa në minutën e 40-të vepron shpejt e me saktësi për të ndëshkuar me karton të kuq Malik Çaun, që ndalon Kenin me një faull të pastër. Vendimi është i saktë, pasi mbrojtësi i Milanit ishte lojtari i fundit përpara se sulmuesi juventin të gjendej përballë portierit dhe asnjë nga kuqezinjtë e tjetër nuk mund të rikuperonte terren. (VIDEO)
Episodi tjetër është një prekje e Kalulusë me dorë në zonën e tij, por krahu është ngjitur me trupin dhe arbitri bën mirë që nuk e sanksionon pavarësisht protestave të ndrojtura të disa lojtarëve bardhezi.
Episodet e tjera kanë të bëjnë me menaxhimin e kartonëve, pasi Reijnders ndëshkohet me faullin e parë, Gati i duhen të paktën tri për të marrë një të verdhë.
Më pas, janë të sakta vendimet për të verdhët e Mekenit dhe Ueahsë, teksa disi i tepruar ai i Lokatelit që mund të ishte ndëshkuar më herët për një ndalesë të aksionit që po nisej nga Kruniç.
PANORAMASPORT.AL