• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbajti shiritin e kapitenit, Rabio: Kjo fitore shkon për… Faxholin

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juvja kishte dy vjet pa i shënuar Milanit, por përveç golit, dje gjeti edhe fitoren. Meritë e një grupi të bashkuar që në mbrëmjen e “San Siro”-s u udhëhoq nga kapiteni i “sapoemëruar” Adrien Rabio.

rabio

Cila është vlera e kësaj fitoreje?

Peshon shumë, sepse donim të tregojmë se jemi aty, se këtë vit kemi synim të përfundojmë mes katër më të mirave e nëse kemi më shumë mundësi edhe më shumë se aq. Por një sezon i tillë kalon edhe nga këto ndeshje. Ndaj Milanit bëmë shumë mirë, sidomos qëndrimi, edhe pse 11 kundër 10, nuk lëshuam asnjë pëllëmbë dhe kështu duhet të luajmë çdo ndeshje.

E para si kapiten ishte një fitore. Çfarë emocioni ndjetë?

Jam i lumtur, është viti im i pestë këtu, e dua këtë klub, kështu që shiriti për mua është një krenari e një nder për të udhëhequr këtë ekip gjatë gjithë historisë së këtij klubi. Jam shumë i lumtur për fitoren. Por, mjaft me kaq, sepse duhet të vazhdojmë kështu, të mos dorëzohemi, duke qenë se kampionati është i gjatë.

Si kapiten, çfarë do të thotë kjo mbrëmje për Lokatelin?

Ai është i emocionuar dhe i lumtur. Më tha se gjashtë vjet më parë kishte luajtur një ndeshje Milan-Juve këtu dhe kishte shënuar për Milanin, kështu që ne i thamë: tani duhet të shënosh një gol për Juven. Ai nuk kishte shënuar prej një kohë të gjatë dhe sot ishte momenti që të shënonte. E bëri, na dha tri pikët e kjo është shumë e bukur.

E vutë re shfaqjen e Alegrit në pankinë?

Gjithmonë përpiqem të qëndroj i fokusuar në fushë, veçanërisht në minutat e fundit. Por trajneri është i tillë, nuk është ndeshja e parë që e bën kështu, sepse ai gjithmonë dëshiron të fitojë, të japë 100 për qind deri në fund dhe prandaj është mendoj se kjo na jep gjithashtu energji për të bërë më shumë. Trajnerit i lumtë.

Danilo dhe Faxhioli ishin jashtë. Si ishin këto ditë para ndeshjes?

Kjo fitore është edhe për ta, ne jemi një skuadër, jemi të gjithë të bashkuar. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur me Faxholin, por ai është me ne çdo ditë, stërvitet me ne e ne përpiqemi të fitojmë edhe për të, sepse padyshim që e mbështesim. Danilo shpresoj që të rikthehet në ndeshjen e radhës, por nëse ai nuk është aty unë jam gati për të bërë kapitenin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Edhe një tjetër stadium në kryeqytet po bëhet me tribunë të re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.