• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Allegri: Nuk jemi favorit për titullin, tre skuadra janë para nesh

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi ka marrë fitore të madhe në derbin e Italisë ndaj Milanit me rezultat minimal 0-1.

Një gol i Manuel Locatellit ka vendosur sfidën duke i dhënë tre pikë të arta Zonjës së Vjetër në ‘San Siro’.

Përkundër fitores së madhe, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk e sheh skuadrën e tij si favorit për titullin e kampionit në Serie A.

Allegri insiston se para Juventusit si favorit janë Inter, Milan dhe kampioni në fuqi Napoli.

“Interi, Milani dhe Napoli janë favoritët për titullin, një ndeshje nuk ndryshon asgjë, ne duhet të kthehemi për të luajtur në Ligën e Kampionëve”, tha Allegri.

“Ishte një ndeshje e luajtur mirë në mbrojtje në pjesën e parë, pastaj futbolli përbëhet nga episode dhe pati një paraqitje të mirë nga Kean”.

“E nisëm pjesën e dytë jo shumë mirë, edhe pse ishim në epërsi numerike, duke pësuar disa harkime, për më tepër fundi duhej menaxhuar më mire, për të mos e lejuar Milanin të kundërsulmonte, sepse Leao është në gjendje të zhvlerësojë lojtarin plus”.

“Unë jam shumë i lumtur, duhet t’i falënderoj djemtë”, deklaroi trajneri italian.

Next Post

VIDEO/ I dha fitoren Barcelonës në debutim, familjarët e 17-vjeçarit shpërthejnë në lot në shkallët e stadiumit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.