• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter, Thuram: Krenar që më krahasojnë me Ibrahimovic

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi luajti ditën e shtunë kundër Torinos, në shtëpinë e këtyre të fundit dhe zikaltërit triumfuan me shifrat 0-3. Serinë e golave e hapi sulmuesi francez, Marcus Thuram.

Thuram ka kaluar 5 vite në qytetin e Torinos, pasi në të kaluar babai i tij luante për Juventusin. Ai u rikthye në Torino dhe këtë herë ishte ndëshkues për këtë qytet.

Fabio Canavaro e ka karahasuar Marcus Thuram si Ibrahimovic në vitin e parë te Juventus. Zlatan është idhulli i 26-vjeçarit dhe shpreson që një ditë të bëhet i ngjashëm si suedezi.

Sa peshojnë këto tre pikë në një ndeshje të komplikuar?

Çdo ndeshje është e komplikuar në Serinë A jashtë fushe. E dinim se ishte e vështirë në Torino, por në pjesën e dytë shënuam tre gola dhe arritëm një fitore të bukur. Torino është skuadër fizike dhe mendoj se ia dolëm në mënyrën e duhur.

Çfarë ju përcolli Inzaghi në pushimin mes pjesëve?

Vuajtja në shtëpinë e Torinos mendoj se është normale, ata janë një ekip shumë fizik. Rregulluam disa gjëra në mesfushë dhe shkoi më mirë.

Si përshtateni me Dumfries?

Është lojtar i madh, më dha një asist dhe e falënderoj. Shkoj shumë mirë me të. Po e njoh ditë pas dite dhe mendoj se do të bëjmë mirë.

Ju ka befasuar ky start?

Jo, ndihem shumë rehat dhe dua ta ndihmoj ekipin në çdo ndeshje. Ky është një klub i madh. Unë jam duke u rritur në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje, shpresoj të bëjmë edhe më mirë herën tjetër.

Çfarë i thoni Cannavaros që ju krahason me Ibrahimovic?

Jam krenar për krahasimin, është bukur të krahasohesh me një futbollist të madh. Shpresoj që të bëhem si ai.

E radhës është ndeshja në Champions League

Ne luajmë çdo tre ditë, do të thotë që pas çdo ndeshjeje duhet të fokusohemi menjëherë në atë që vjen më pas. Nuk kemi kohë për t’u ndalur./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Tragjedi në Brazil, vdes tifozi pas përleshjeve mes tifozëve të Flamengos e Vascos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.