• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Dëmtimi i Lulajt vendosi humbjen”, Ahmataj pas disfatës: Te Tirana kërkohen rezultate, por edhe performanca

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Rrogozhinasit” e Egnatias arritën një fitore të çmendur, mesditën e kësaj të hëne, teksa në “Selman Stërmasi” mundën me “festival” golash, “bardheblutë” e Tiranës, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore.

Pas ndeshjes, tekniku i “bardhebluve”, Julian Ahmataj, është i bindur se nëse nuk do të ndodhte dëmtimi i Lulajt në ndeshjen e sotme ndaj Egnatias, skuadra e tij mund të dilte me një rezultat tjetër nga fusha e lojës.

“Ajo që vendosi ndeshjen ishte dëmtimi i Lulajt, se u prish rreshtimi dhe u desh të improvizonim me lojtarët. Po të shohësh golin me kokë, nga një krosim në anësore, duke ditur që Mici nuk ka staturë, kishim përgatitur Përgjonin për atë zonë e Duamenën. Jemi të mërzitur se kemi humbur 3 lojtarë pas derbit dhe tani përsëri 3 lojtarë, se nuk e dimë gjendjen e Filipit dhe Lulaj ka pësuar tërheqje. Në futboll duhet ta pranosh këtë gjë.

Janë momente të lojës që Egnatia është një skuadër shumë e rrezikshme dhe ne e kishim përgatitur shumë mirë për nga mënyra se si u zhvillua totalisht pjesa e parë. Por në pjesën e dytë, dëmtimi që i ndodhi Lulajt na bëri më të brishtë, edhe pse ishim të vendosur mbrapa ne e pësuam golin

Duke pasur parasysh që ata shfaqeshin me dy sulmues, jemi detyruar të shfaqeshim me tre për më shumë sigurt. Kur nuk janë qendërmbrojtës por dy të majtë që rreshtohen, aty u shfaq problemi, është çështje instinkti.

Lojtarët e ndjejnë pjesën e pësimit të golit dhe i dërrmon moralisht se e kuptojnë në çfarë klubi janë. Te Tirana kërkohen rezultate, por edhe performanca. Me të vërtetë jemi mundur, por përformancat kanë qenë shumë të mira, sa i përket luftës së shfaqur dhe garancisë për të ardhmen. Rezultatet do të vijnë nëse na kthehen lojtarët dhe bëhemi me të gjitha forcat që kemi në dispozicion.

Futbolli është me momente, janë periudha, nuk ke çfarë i bën. Nuk mund të merresh me fatin, por përgatitesh me punë. Ajo çfarë u punua u zbatua me përpikmëri. Kishim përballuar Egnatian në  pjesën e parë derisa Lulaj doli nga mekanizmi, se nuk është njëlloj kur një lojtar krahu bën qendërmbrojtësin, ka cilësi që e bëjnë. Nuk e vendosja dot Micin në qendër se humbnim shtatlartësi se aty Egnatia kishte Paulauskas e Duamenën”,- u shpreh Ahmataj pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Kampionia e botës në shah kritikon Shqipërinë e Serbinë për tualete

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.