Shahistja e njohur sllovene, Laura Unuk, së fundmi ka qenë për nëntë ditë në Shqipëri dhe 12 ditë në Serbi.
Sllovenia nuk është e kënaqur me atë që ka parë në Serbi dhe Shqipëri.
Shahistja pas kthimit në vendlindjen e saj në Slloveni ka reaguar në rrjetet sociale.
Ish-kampionia e botës për juniore tha se i është kthyer qytetërimit.
“Pas nëntë ditësh në Shqipëri dhe 12 në Serbi, jam shumë i lumtur që i jam rikthyer qytetërimit në Slloveni. I mbijetova disa viruseve dhe 18 lojërave sfiduese, por enigma më e madhe për mua ishin këto tualete në stacionin kryesor të autobusëve në Beograd. Ende nuk di ta përdor”, ka shkruar ajo me foton e postuar në “Instagram”, shkruan lajmi.net.
Laura, e cila është vetëm 23 vjeçe, mban titullin mjeshtre ndërkombëtare e shahut.
Ajo ka fituar një numër të madh medaljesh gjatë karrierës së saj, ndërsa ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike në shah për femra, ndërsa njëkohësisht ka studiuar edhe për biokimi. /Lajmi.net/