• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Mensah e Cara nderojnë “të kuqtë”, Partizani mund Erzenin në “Arenën e Demave”

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Demat e Kuq” të Partizanit kanë vijuar serinë e fitoreve radhazi në kampionat, teksa “viktima” e radhës në Kategorinë Superiore ishte skuadra e Erzenit, me këta të fundit që u mundnë në “Arenën e Demave”, me rezultati minimal, 1 me 2.

Sipari i golave u hap në minutën e 27’ të sfidës, ku pas një asistimi të Maguette, “bomberi” i sulmit, Tedi Cara dërgon topin në rrjetën e portierit Hasanbelli për të filluar festën e “Guerrilsave” të pranishëm në shkallët e stadiumit. Vetëm 20 minuta më vonë mesfushori i Erzenti, Amir Kahirmanovic del nga fusha me kartonin e kuq, duke i lehtësuar edhe më shumë punë “të kuqve” të teknikut Abilaliaj.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës vjen dhe spektakli, teksa fillimisht ishte i sapofuturi në lojë, Flavio Meçja, i cili barazoi shifrat në minutën e 64’-t të sfidës dhe në fundin e lojës, “bomberi” ganez, Alfred Mensah dërgon sërish topin në rrjetën e Hasanabellit, për të “vulosur” fitoren e “të kuqve”.

Falë këtyre 3 pikëve, Partizani vijon të jetë komod në vendin e 2-të të renditjes, em 17 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese, por me një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa në krahun tjetër, Erzeni mbetet në vendin e 7 të renditjes me 11 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Tedi Cara, 0-1:

Goli i Flavio Meçajt, 1-1:

Goli i Alfred Mensah, 1-2:

 

Next Post

Ish-ylli i Manchester Cityt zbuloi se i kishte pirë 10 birra para ndeshjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.