Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Sërish gafë nga mbrojtja e Fulham, Tottenham dyfishon shifrat në “shtëpi”

GS 23/10/2023 1 Min. Lesezeit

Me nisjen e pjesës së dytë të sfidës, Tottenham-Fulham ka ardhur dhe goli i dytë i ndeshjes, me “të zotët e shtëpisë”, që kanë arritur të gjejnë sërish rrugën e rrjetës falë një tjetër gafe nga mbrojtja e Fulham.

Nga një pasim i gabuar përfiton një nga mesfushorët e Tottenham, i cili e çon menjëherë topin në këmbët e “fantazistit”, koreano-jugor, Heung-Min Son, me kapitenin që shtron një pasim të artë drejt James Maddison, i cili nuk gabon dhe tund rrjetën e portierit Leno. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Teilen: