Monday, 18. May 2026
Sport

Empoli fiton në udhëtim te Fiorentina, Berisha e ruan portën e paprekur

GS 23/10/2023 1 Min. Lesezeit

Empoli ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës në udhëtim me rezultat 2:0 të hënën mbrëma.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së nëntë të Series A, shkruan lajmi.net.

Edhe në këtë takim, në portën e Empolit ishte portieri nga Prishtina i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili tregoi paraqitjet tejet të mirë duke e ruajtur portën e paprekur.

Kujtojmë se për Empolin mungoi mbrojtësi tjetër nga Kosova i Kombëtares “kuqezi”, Ardian Ismajli për shkak të lëndimit sikurse sulmuesi tjetër i Shqipërisë, Stiven Shpendi.

Empoli pas xhiros së nëntë ndodhet në vendin e 17-të me shtatë pikë të mbledhura. /Lajmi.net/

Teilen: