Monday, 18. May 2026
Sport

KB Peja njofton se ka dështuar transferimi i Jordan Barnes

GS 23/10/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar zyrtarisht se u ka dështuar transferimi i Jordan Barnes.

Klubi pejan mw 8 tetor bëri të ditur se kishte arritur marrëveshje për transferimin e amerikanit, i cili në fakt nuk erdhi fare në Kosovë.

Kampionët në fuqi njoftuan këtë të hënë se ky transferim ka dështuar për arsye personale të lojtarit.

Nga “Verdhezinjtë” u bë e ditur gjithashtu se klubi ka arritur marrëveshje pastaj me Real Betisin, për të lejuar Bernesin që të kalojë në kampionatin spanjoll

Njoftimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):

KB Peja njofton se transferimi i Jordan Barnes ka dështuar per arsyje përsonale të lojtarit. KB Peja ka arritur marrveshje me Real Betis qe lojtari në fjalë të kaloj në kampionatin spanjoll. /Lajmi.net/

Teilen: