Babai i Moise Ken, sulmuesit të Juventusit dhe kombëtares italiane ka dhënë së fundmi një rrëfim special për “IlBiancoNero.com , ku është ndalur edhe në tema të tjera mjaft delikate, teksa tregon se djali i tij e ka braktisur dhe nuk e ndihmon.
“Mois luan mirë, por nuk arrin të shënojë sepse nuk është i qartë mendërisht, i mungon edhe pak fati. Nuk ka respektuar ligjet e natyrës. Unë e kam shoqëruar gjithmonë në stërvitje që kur ka qenë i vogël dhe tani nuk e di se ku jeton.
Ai nuk më ka ftuar asnjëherë në stadium dhe ndihem i braktisur. Jam mbi 60 vjeç dhe e kam të vështirë të gjej punë, ha në Caritas në Fosano sepse askush nuk më merr më në punë. U divorcova nga ish-gruaja por tani kam një jetë të re, u martova sërish, ashtu si edhe nëna e tij, e cila tani ka një partner të ri.
Fillimisht u dëbova nga kryetari i bashkisë sepse ai nuk besonte se isha babai i vërtetë i Ken-it, por në fund ia dola. Djali im nuk dëshiron të më ndihmojë, ka vetëm marrëdhënie me nena e tij qe nuk donte as te luante futboll.
E shoqëroja çdo ditë në tren nga Asti në Torino për tu stërvitur. Ndonjëherë shkoj në Continassa për ta përshëndetur, por nësë më sheh inatoset dhe nuk do që të paraqitem atje.
Ai ka harruar gjithçka për mua dhe unë po vuaj, nuk e di se si mund të vazhdojë kështu. Nëna e tij dhe partneri i saj i ri kanë Lamborghini dhe unë nuk kam as biçikletë.
Kur ai ishte 15 vjeç, mamaja donte që ai të shkonte të luante në Angli. Juve më thirri, duke dërguar Gigi Milanin të më kërkonte në Fossano, për t’u siguruar që unë e binda ish-gruan time që ta linte të nënshkruante me Juve.
Do të kisha dashur të bëja gjërat e mia në Bregun e Fildishtë, por ai më ka premtuar prej 6 vitesh ndihmë, por nuk e ka mbajtur fjalën.
Herë pas here flasim vetëm me mesazhe, por ai kurrë nuk më thotë gjë tjetër veçse të më pyesë se si jam. Nëse ai ka fatin e tij dhe po argëtohet, unë jam i lumtur, por tashmë jam në moshë dhe ndihem sikur thjesht e kam humbur kohën duke e ndjekur atë”, deklaroi babai i Moise Ken.
PANORAMASPORT.AL