• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmohet futbollisti malazez në Beograd

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Malit të Zi Adam Marusiç ka përjetuar momente shumë të vështira në Beograd. Ai ndodhej në Serbi me përfaqësuesen malazeze ku luajti një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, por është sulmuar nga persona të armatosur.

Bashkë me mbrojtësin e Lacios ishin edhe anëtarë të familjes si edhe menaxheri i tij Uros Jankoviç. Marusiç kishte vendosur që të festonte ditëlindjen e tij të 31 me nënën, gruan, motrën dhe menaxherin në një restorant në Beograd, por jashtë atë e prisnin disa keqbërës të armatosur.

Lojtarit iu drejtua pistoleta në kokë, ndërsa sulmet më të mëdha i pësoi menaxheri i tij. Keqbërësit i thyen mollëzën dhe këmbën e majtë. Edhe e ëma e futbollistit u dëmtua.

Sipas hetimeve të nisura nga policia serbe, mendohet se në sulm janë përfshirë dy djemtë e drejtorit sportive të Cervena Zvezdës, Zvezdan Terziç, i cili kishte pasur disa konflikte me Jankoviç. Sipas menaxherit të tij, lojtari i bardhekaltërve është një hero, pasi pa ndihmën e tij, jeta do t’i rrezikohej.

Next Post

Kosova dhe Izraeli luajnë më 12 nëntor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.