• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arijanet Muriç mund të largohet nga Burnley në kërkim të minutave

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për portierin e skuadrës së Premier Ligës angleze Burnley, Arijanet Muriç po flitet se mund të kërkojë një kalim në një klub tjetër në afatin kalimtar të janarit.

Ai iu bashkua “Clarets” verën e kaluar nga Manchester City për një tarifë që nuk u zbulua, raporton Footballtoday.com.

24-vjeçari luajti një rol kyç për të ndihmuar skuadrën nga Lancashire të siguronte promovimin në Premier League sezonin e kaluar.

Reprezentuesi i Kosovës ka qenë startues në 41 ndeshje me klubin në Championshipin anglez, me 19 ndeshje të përfunduara pa pranim të golit.

Megjithatë, Muric tani e ka humbur vendin e tij numër një ndaj James Trafford, të cilin Burnley e bleu në verë për një tarifë prej mbi 21 milionë eurosh.

Muriç ende nuk është paraqitur në Premier League dhe ka bërë vetëm dy starte në kupën angleze Carabao.

Reporteri i SkySports, Florian Plettenberg tha se Muric është i fokusuar te Clarets, mirëpo dëshiron të luajë rregullisht.

Portieri mund të kërkojë t’i bashkohet një klubi tjetër në formë huazimi me një opsion blerje të përfshirë në janar.

Për të thuhet se janë të interesuara disa klube, duke përfshirë skuadrën e Bundesligës, Union Berlin dhe skuadrën spanjolle Sevilla.

Next Post

VIDEO/ Armando Broja bëhet viral, sulmuesi shqiptar kryen kërcimin e famshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.