• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Poçetino zbulon se pronari i kërkon të aktivizojë lojtarët më të shtrenjtë: Bohli do të më vriste

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mauricio Poçetino duhet të jetë jash tëzakonisht i kujdesshëm me përzgjedhjen e ekipit të tij. Trajneri i bluve të Londrës ka pranuar me gojën e tij se pronari i Çelsit, Tod Bohli do ta vriste atë nëse nuk do të aktivizonte titullar blerjet e tyre më të shtrenjta. Tekniku argjentinas ka një grup të madh talentesh për të zgjedhur kur ai bën formacionin e tij, por ka disa emra që duket se janë të panegociueshëm për pronarin amerikan.

POCETINO

Duke folur pas barazimit 2-2 të Çelsit me Arsenalin, Poçetino pranoi se ndiente se duhej të luante me Enzo Fernandezin dhe Moises Kaisedon, pavarësisht se dyshja e mesfushorëve ishin të lodhur nga ndeshjet e kombëtareve:

“Është çmenduri që lojtarët të kthehen nga Amerika e Jugut të mërkurën dhe të luajnë të shtunën. Enzo dhe Kaisedo ishin të lodhur. Por nëse them: ‘OK, do t’u jap pushim dhe nuk do të luajnë…’ ju mediat do të më vrisni me siguri, dhe pastaj edhe pronari”.

Të dy mesfushorët e Çelsit luajtën në të dyja ndeshjet e kombëtareve të tyre gjatë pushimit ndërkombëtar. Transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik, Kaisedo, luajti dy ndeshje të plota kur Ekuadori u përball me Kolumbinë dhe Bolivinë në kualifikueset e Botërorit, ndërsa Fernandez luajti pjesën më të madhe të minutave për Argjentinën në fitoret e tyre ndaj Paraguait dhe Perusë.

Por është e kuptueshme që Bohli do të dëshironte ta shihte dyshen duke luajtur në “Stamford Bridge” pasi ai shpenzoi një total prej 222 milionë paundësh për të nënshkruar me dy futbollistët.

Megjithatë, mungesa e energjisë në pjesën e dytë mund të jetë një shpjegim për lëshimin e ndeshjes nga vendësit, të cilët shpërdoruan epërsinë e dy golave kundër rivalëve të tyre londinezë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mehmeti merr drejtimin e Dinamo City

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.