Lojtarët e Shqipërisë po vazhdojnë me paraqitjet fantastike edhe pas periudhës së Kombëtares.
Mario Mitaj është zgjedhur si lojtari i ndeshjes në Rusi, ndërsa nga krahu tjetër, Etrit Berisha ka impresionuar në Serinë A.
Së bashku me portierin shqiptar që e mbajti portën e paprekur te Empoli, ishte edhe Berat Gjimshiti që dhuroi një performancë të nivelit të lartë te Atalanta.
Të dy këta lojtarë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serinë A..