Ish-lojtari i Arsenalit dhe Liverpoolit, Jermaine Pennant, është sërish në qendër të vëmendjes së publikut britanik.
Pennant është një nga konkurrentët që do të shfaqet në reality show-n vendor “Celebrity SAS: Who Dares Wins”, ku pjesëmarrësit duhet të kalojnë trajnimin e plotë të forcave speciale SAS.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Pennant më parë ka humbur më shumë se 10 milionë funte gjatë karrierës së tij, duke e përshkruar veten si një djalë të pa kujdesshëm.
Ai shpenzoi 25,000 funte për pije në një natë në një bar në Las Vegas.
Ai ka zbuluar gjithçka ka zbuluar për “Daily Mail”, përcjell lajmi.net.
“Të them të drejtën, mund të isha miliarder. Kam bërë kaq shumë gabime, por nuk dija si t’i përballoja ato gjëra”, ka deklaruar Pennant, i cili kishte një të kaluar të interesante edhe me femra, veçanërisht me modelen e filmave për të rritur Alice Goodwin, me të cilën ka një djalë.
Ish-futbollisti 39-vjeçar bleu një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi në Hull për 1.2 milionë funte, me këshillën e një agjenti dhe më pas e humbi.
Pennant tani punon si ekspert futbolli dhe jeton me të dashurën e tij të re, aktoren Jess Impiazzi, 33 vjeçare. Megjithatë, ai tregon se është më i lumtur se kurrë.
Së fundmi ai ka treguar të vërtetën e ashpër për jetën e tij. Nëna e tij e la kur ai ishte tre vjeç, ndërsa babai i tij ishte i varur nga droga dhe e la pas dore.
“Më vinte turp të tregoja historinë time, çfarë kam kaluar, nga kam ardhur, çfarë kam parë. Nëna më la kur isha tre vjeç. Babai më rriti sa më mirë që mundi deri sa isha rreth gjashtë apo shtatë vjeç dhe më pas më la pas dore. Pastaj babai filloi të përdorë drogë”, kujton Pennant.
Gjatë karrierës së tij, ai luajti për 15 klube të ndryshme, duke bërë mbi 350 paraqitje në ligë, dhe me Liverpoolin në vitin 2006/07 ishte nën-kampion i Evropës.
Ajo për të cilën Pennant ishte më i famshëm në vitet e fundit ishte marrëdhënia e tij me modelen erotike Alice Goodwin, me të cilën madje filmoi skena seksi ku duhej paguar gjashtë funte për një minutë shikim. /Lajmi.net/