Portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha padyshim ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në duelin Fiorentina-Empoli.
Ai arriti të bënte pritje fantastike teksa neutralizoi 6 gjuajtjet në kuadrat të vendasve. Madje në fund të sfidës ky skuadra e tij mori 3 pikët ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë.
Ndërkohë faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka publikuar formacionin e javës së 9-të të Serisë A, ky portieri më i mirë është zgjedhur pikërisht Berisha.
Gardiani kuqezi regjistroi plot 7 pritje, teksa 5 prej tyre ishin brenda zonës. Ai gjithashtu bëri edhe 3 grushtime të sakta, duke u shndërruar në një hero për skuadrën e Empolit.
PANORAMASPORT.AL