• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sacchi sërish pas Leao-s: Ai ose është vendimtar, ose nuk bën asgjë në fushë

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Padyshim kur përmendim skuadrën e Milan, emri i parë që na vjen në mendje është ai i “ylli” portugez, Rafael Leao, mirëpo “luzitani” ende nuk i ka ndezur “motorët” për këtë sezon, duke arritur të shënojë vetëm 3 gola e të asistojë 4 të tjerë, në 10 përballjet e para të këtij edicioni.

Për “yllin” portugez të shumta kanë qenë kritikat, nga ish-tekniku “legjendar” italian, Arrigo Sacchi, i cili vetëm pak ditë më parë njoftoi se “luzitani” nuk do të ishte kurrë titullar në formacionin e tij, mirëpo duket se kritikat nuk janë ndalur me kaq, me ish-teknikun e “kuqezinjve”, që këtë herë ka folur për performancën e Leao ndaj Juventus, ku ishte pothuajse “i padukshëm” përgjatë 90 minutave të lojës.

“Leao ka cilësi të jashtë zakonshme, por pas 4 sezonesh te Milani, mund të themi se nuk i ka shfrytëzuar ato.Ai ose është vendimtar, ose nuk bën asgjë në fushë. Në futboll luhet me 11 persona dhe gjithsecili duhet të bëjë punën e tij. Nëse njëri çedon, atëherë e gjithë skuadra vuan. Leao duhet ta kuptojë se duhet të bëhet pjesë e grupit dhe të sakrifikojë, pasi vetëm kështu mund të shndërrohesh në lojtar të madh”, deklaroi Sacchi. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Etrit Berisha përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.