Fiorentina është befasuar në shtëpi nga Empoli.
Në ndeshjen e fundit të xhiros së nëntë në Serie A, të luajtur të hënën mbrëma, Empoli ka triumfuar me rezultatin 2:0.
Federico Caputo shënoi golin e parë në minutën e 21-të, përpara se Emmanuel Gyasi ta konfirmoj fitoren e Empolit në minutën e 81-të.
Te Empoli në portë ishte Etrit Berisha.
Portieri i Kombëtares shqiptare, padyshim ishte njeriu i ndeshjes.
Ai arriti të bënte pritje fantastike teksa priti gjashtë gjuajtjet në kuadrat të vendasve.
Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka publikuar formacionin e javës së 9-të të Serisë A, ky portieri më i mirë është zgjedhur pikërisht Berisha.
Për Empolin, kjo është fitorja e dytë këtë edicion, e cila e ka ngritur në kuotën e shtatë pikëve. /Lajmi.net/