Juventusi ka tërhequr apelin e fundit për titullin e 2006-ës në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.
Në një dokument të nënshkruar nga XhanLuka Ferrero, president i Bordit të Drejtorëve dhe përfaqësues ligjor i bardhezinjve bëhet e ditur se:
“Hiqet dorë nga mbrojtja dhe përfaqësim i klubit të futbollit Juventus kundër Federatës së Futbollit dhe Interit”.
Ferrero ka hequr dorë nga kërkesa e bërë në Këshillin e Shtetit për të rrëzuar vendimin e TAR të vitit 2016, i cili kishte mohuar kompensimin për “dëmin e padrejtë ” që arrinte në miliona si rezultat.
PANORAMASPORT.AL