Monday, 18. May 2026
Sport

Inter – Salzburg, këto janë përbërjet startuese  

GS 24/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra italiane Inter është nikoqir i austriakëve të Salzburgut sonte, në kuadër të xhiros së tretë në Grupin D të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Guiseppe Meazza”, me fllim prej orës 18:45.

“Nerazzurrët” janë të dytit në grup me katër pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Real Sociedadi, që prin në Grupin D, teksa sonte luan në udhëtim te skuadra e fundit, Benfica, që ende është pa pikë.

Salzburgu pozicionohet i treti me tri pikë.

Mesfushori shqiptar i Ineterit, Kristjan Asllani, është në bankën e rezervistëve.

Teilen: