Kryetari i Evertonit, Bill Kenwright, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë.
78-vjeçari kishte kohë që kishte dhimbje dhe së fundmi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr një tumor kancerogjen nga mëlçia.
“Klubi i futbollit Everton mban zi për vdekjen e kryetarit Bill Kenwright, i cili u nda nga jeta i qetë në moshën 78-vjeçare, i rrethuar nga familja dhe të dashurit e tij. Bill Kenwright, kryetari më jetëgjatë i Evertonit, e udhëhoqi klubin përmes një periudhe ndryshimesh të paprecedentë në futbollin anglez. Një mbështetës i përjetshëm i Evertonit, ai u bë anëtar bordi më 23 tetor 1989”, njofrton Evertoni, shkruan lajmi.net.
Kenwright ka qenë iniciator në negociatat mbi blerjen e propozuar të Evertonit nga firma amerikane 777 Partners. /Lajmi.net/