Teksa pritej që me fillimin e pjesës së dytë, “zikaltërit” e Inter të shkonin drejt një fitoreje komode drejt austriakëve të Salzburg, këta të fundit kanë patur tjetër gjë në mendje, teksa kanë arritur të barazojnë shifrat.
Një aksion model i austriakëve është finalizuar më së miri nga talenti izraelit, Oscar Gloukh, i cili pasi merr një pasim nga Kjaergaard dërgon topin në rrjetën e portierit Sommer. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: