Monday, 18. May 2026
Sport

Statistikat interesante/ Çalhanoglu realizon vetëm në ndeshjet brenda, Aleksi Sançez bëhet golashënuesi më i mirë…

GS 24/10/2023 2 Min. Lesezeit

Interi mposhti mbrëmjen e sotme Salcburgun, në duelin e tretë të vlefshme për grupet e Champions-it. 

INTER FITORJA

Golin e parë për zikaltërit e shënoi Aleksi Sançez, i cili u ngjit në kuotën e 16 golavë në Champions duke u bërë golashënuesi më i mirë klilian në këtë kompeticion. Sulmuesi i Interit, kaloi Arturo Vidal, që kishte shënuar 15 gola. 

Një statistikë speciale edhe për sa i përket Hakan Çalhanoglu i cili shënoi golin e dytë për Interit. Për mesfushorin turk, ky ishte goli i shtatë në Champions. Një fakt interasant është se të gjitha golat Çalhanglu i ka shënuar në ndeshjet në shtëpi. Turku nuk e ka gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës në transfertë për sa i përket ndeshjeve në Champions.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: